UFAGJ dhe Comsense Kosova nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

UFAGJ dhe Comsense Kosova nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, i shoqëruar nga z. Denis Spahija, udhëheqës i departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Comsense Kosova, e përfaqësuar nga znjsh. Odesa Nuiq.

Marrëveshja parasheh forcimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve me shkëmbimet reciproke në ofrimin e mundësive për punë praktike , punësim të studentëve, si dhe punë kërkimore. Comsense Kosova do të sigurohet që studentëve t’u mundësohet provimi në qendrën e vlerësimit gjuhësor, procesi i njohjes së dokumenteve, procesi i vizës, sigurimin e bashkëpunimit me universitete gjermane, punë sezonale, etj. Po ashtu, UFAGJ-ja dhe Comsene Kosova u dakorduan për bashkëorganizim të seminareve dhe trajnimeve për stafin.

Palët u pajtuan që marrëveshjen ta konkretizojnë në veprime, duke i bashkërenduar aktivitetet e përbashkëta.

UFAGJ mbetet institucioni që vihet në përkushtim të shërbimit të komunitetit në përgjithësi.

Fotot e lajmit

tp-bottom