Publikohet Buletini i Parë Shkencor

Publikohet Buletini i Parë Shkencor

Sot doli nga shtypi Buletini i Universitetit të Gjakovës me publikime shkencore nga autorë të fushave të ndryshme. 

Buletini shkencor është prezantim i përmbledhur i punës shkencore të stafit akademik të UFGJA-së nga viti 2017 deri më tani, ku janë botuar një numër i konsiderueshëm i punimeve dhe publikimeve shkencore në revista ndërkombëtare të indeksuara nga fushat e shkencave të natyrës, mjekësisë, filologjisë dhe shkencave sociale.

Zhvillimi i shkencës dhe i teknologjisë në dekadat e fundit ka lehtësuar në masë shkëmbimin e informacioneve shkencore, përmes platformave elektronike, duke qenë edhe në funksion të zhvillimit të gjithëmbarshëm, prandaj buletini shkencor i UGJFA-së do të jetë komplimentar në kuadër të këtij qëllimi dhe do të udhëtojë nëpër mjedise të universiteteve kombëtare dhe ndërkombëtare në dimension të promovimit të rezultateve dhe të arriturave shkencore të stafit akademik të Universitetit të Gjakovës dhe jo vetëm kaq.

Prandaj, sot me kënaqësi ju ofrojmë të gjithë lexuesve të respektuar numrin e parë të botimit.

Fotot e lajmit

tp-bottom