Themelohet “Klubi i Librit” në Universitetin e Gjakovës

Themelohet “Klubi i Librit” në Universitetin e Gjakovës

Kërkesa e studenteve, Alma Stuja dhe Alba Macula për themelimin e “Klubit të Librit” në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani” u aprovua dhe gjeti mbështetjen e duhur për zbatim.

Me vendim të rektorit, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani u themelua “Klubi i Librit”, me shkurtesën “KL-UGJFA”, i cila do të funksionoj dhe veproj në kuadër të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”. Pjesë përbërse e KL-UGJFA-së të do të jenë: studentët e të gjitha fakulteteve si dhe organizatat studentore dhe alumni  (studentët e diplomuar), me qëllim të realizimit të aktiviteteve të mirëfillta studimore dhe jo vetëm.

Po ashtu, stafi akademik dhe menaxherial do të jenë pjesë e projekteve të përbashkëta me studentët për realizimin e aktiviteteve të “Klubit të Librit”.

Fotot e lajmit

tp-bottom