Ftesë për pjesëmarrje në Garën për Ese të organizuar nga Kuvendi i të Rinjve të Kosovës

Ftesë për pjesëmarrje në Garën për Ese të organizuar nga Kuvendi i të Rinjve të Kosovës

Zyra për Alumni në UGJFA fton studentët e këtij institucioni të marrin pjesë në Garën e Parë për Ese të organizuar nga Kuvendi i të Rinjve të Kosovës. Kjo garë ka për qëllim promovimin e shkrimit, të mendimit kritik dhe analizës së çështjeve të cilat preukopojnë të rinjtë dhe qytetarët e Kosovës. Tema e përgjithshme është: “Pse thyejmë rregullat?” dhe fushat në të cilat mund të fokusohet tema janë:

  1. Thyerja e rregullave në pandemi
  2. Thyerja e rregullave në raport me hapësirat publike
  3. Thyerja e rregullave në universitete
  4. Të tjera

Në ese kërkohet:

  1. Analizë e problemit e bazuar në realitet
  2. Të ofroni mënyrë efikase për ta zgjidhur problemin
  3. Të ketë 600+ fjalë
  4. Të shkruhet në gjuhën shqipe dhe të jetë përshkruese
  5. Shkrimet të jenë origjinale dhe të jenë të shkruara nga një autor
  6. Nëse përdorni të dhëna, të cekni burimet ku jeni referuar

Çka kërkohet nga aplikuesi:

  1. Të jeni banorë të Kosovës
  2. Të jeni studentë nga universitetet publike apo private

Çmimet që do të ndahen për 3 vendet e para janë këto:

Vendi i parë: Set dy tituj nga Dukagjini

-The 6 Most Important Decisions You’ll Ever Make by Sean Covey

  • The History Behind the Major Motion Picture by Joshua Levine
  • Certifikatë

 

Vendi i dytë:

  1. Aksesorë për telefon (Case) i personalizuar nga Creative-Ks Design (Instagram: @creativeks.design)
  2. Certifikatë

Vendi i tretë:

        i. Certifikatë

 

Aplikimi do të jetë i hapur deri më datë 3 dhjetor 2020, ora 23:59 dhe të gjitha esetë duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike (format WORD) në e-mailin zyrtar të KRK-së: [email protected]

 

Fotot e lajmit

tp-bottom