Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me CARELOOP

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me CARELOOP

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë në vazhden e aktiviteteve për të qenë sa më afër dhe në shërbim studentëve gjatë studimeve por edhe pas përfundimit të tyre ka nënshkruar marrëveshje me “Careloop from Pflegista UG” nga Berlini.

Kjo marrëveshje parashef që të mbështes studentët në vitin e fundit apo që kanë përfunduar studimet e tyre në degën e infermerisë dhe ka për qëllim: ndërmjetësimin për punësim, këshillim për punësim tek punëdhënësi i duhur, Organizimi dhe këshillimi para intervistave të punës, Organizimi dhe mbështetja në përkthim të dokumenteve të kërkuara dhe procesin e nostrifikimit, mbështetje gjatë procesit të licencimit për punë profesionale,  organizim të pritjes dhe akomodimit etj.

Universiteti “Fehmi Agani” merr përsipër organizimin e aktiviteteve informuese për student ku “Careloop from Pflegista UG” nga Berlini do prezentoi ato që ofron drejtpërdrejt për studentët. Për Universitetin e “Fehmi Agani” në Gjakovë nënshkroj Rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani kurse për “Careloop from Pflegista UG” nga Berlini themeluesi i saj z. Alexander Lundberg.

Për më shumë informata për “Careloop from Pflegista UG” nga Berlini shikoni linkun:

https://careloop.io/

tp-bottom