Studentët nga Fakulteti i Shkencave Sociale vizitojnë Shoqatën e të Verbërve “Jakova“ në Gjakovë

Studentët nga Fakulteti i Shkencave Sociale vizitojnë Shoqatën e të Verbërve “Jakova“ në Gjakovë

Studentët e vitit të parë nga Fakulteti i Shkencave Sociale, programi Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale ne kuadër të lëndës Praktikë profesionale në Institucione, kanë bërë edhe një vizitë tjetër në një institucion që përkon me fushën e studimit të tyre. Ata të shoqëruar nga Prof. Ass. Dr. Sherif Sejdiu kanë vizituar Shoqatën e të Verbërve “Jakova“.

Studentët u interesuan për mbarēvajtjen e punëve në organizatē. Kryetari dhe drejtori i informuan pēr të gjitha aktivitetet dhe angazhimet që ka shoqata. Studentët poashtu shprehën gatishmërinë se do të përkrahin në të gjitha mënyrat shoqatēn Shoqatën e të Verbërve “Jakova“.

Stafi i shoqatës i falenderuan studentët si dhe Prof. Ass. Dr. Sherif Sejdiun dhe të gjithë stafin e Fakultetit tē Shkencave Sociale në Gjakovë në krye me Dekanin Prof. Ass. Dr . Shefqet Mulliqin.

Fotot e lajmit

tp-bottom