Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, vizitojnë Kompaninë Rajonale K.R.U “Gjakova” SH.A në Gjakovë

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, vizitojnë Kompaninë Rajonale K.R.U “Gjakova” SH.A në Gjakovë

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Shkencave Sociale, programi Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale pranë Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, të shoqëruar nga Prof. Ass. Dr. Bademe Mullalija në kuadër të lëndës Ekologji Sociale, kanë vizituar kompaninë Rajonale K.R.U “Gjakova” SH.A në Gjakovë ku janë pritur nga stafi i kësaj kompanie.                                              

Stafi i komapnisë informoi studentët për punën që bëhet në këtë kompani, për cilësinë e ujit, për nxjerrjen e analizave në laborator etj, që çojnë në pastrimin dhe përpunimin e ujit, që pastaj ju ofrohet qytetarëve për përdorim.

Prof. Ass. Dr. Bademe Mullalija, në emrin e saj, të studentëve dhe të Universitetit “Fehmi Agani”, Fakultetit të Shkencave Sociale, ka falënderuar stafin e kmpanisë për pritjen në vizitë sot, dhe për të gjitha informacionet që ndau te studentët.

Fotot e lajmit

tp-bottom