Punëtorja sociale Rrezarta Sejdiu Shatri vizitoi studentët e vitit të parë të Fakultetit të Shkencave Sociale
Në kuadër të lëndës ‘Hyrje në punë sociale’ punëtorja sociale Rrezarta Sejdiu Shatri me veprim në Gjenevë vizitoi studentët e vitit të parë të Fakultetit të Shkencave Sociale. Në kuadër të kësaj vizite të shkurtër, ajo bashkëbisedoi me studentët rreth rolit të punonjësve social, ofrimit të shërbimeve sociale në Gjenevë dhe modelit zviceran, si dhe prezantoi projektin ‘Espo’Art – Vizioni i të rinjve kosovar të lindur pas luftës, për bashkëjetesën në Kosovë’, një projekt i cili synon bashkëpunimin me fakultetin e shkencave sociale në Universitetin ‘Fehmi Agani’ Gjakovë, si dhe është mundësi e mirë që studentët të marrin përvoja të reja dhe ato t’i prezantojnë jashtë vendit.
Rrezarta Shatri Sejdiu, është punëtore sociale e cila jeton dhe vepron në Gjenevë në FASe (Fondation genevoise pour l’animation socioculturelle). E diplomuar në shkollën për punë sociale HETS-SO në Gjenevë, studimet post-universitare në Menaxhim të institucioneve sociale në Universitetin e Gjenevës, është e specializuar në fushën e integrimit dhe shkëmbimeve ndërkulturore dhe aktualisht në përfundim të studimeve Master në HETS-So në Lozanë të Zvicrës.