Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë dhe Instituti Shqiptar i Sociologjisë lidhen marrëveshje të bashkëpunimit

Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë dhe Instituti Shqiptar i Sociologjisë lidhen marrëveshje të bashkëpunimit

Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë i përfaqësuar nga Rektori Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku dhe Prof. Dr. Lekë Sokoli – Drejtor i Institutit të Shqiptar të Sociologjisë në Tiranë, nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit. Kjo marrëveshje parasheh mbështetjen e ndërsjellët për realizimin e misioneve të dy institucioneve, zhvillimin e shkencave sociale dhe humane, shkëmbimin e përvojave, botimet e teksteve akademike, organizimin e konferencës vjetore ndërkombëtare dhe mundësinë e modalitetit për një sesion të veçantë në kuadër të kësaj konference që t’i dedikohet mendimit politik dhe sociologjik të profesorit dhe akademikut të ndjerë prof. Fehmi Aganit.

Në këtë takim ishin prezentë edhe: Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte - Prof. Ass. Dr. Nazli tyfekçi, Prorektori për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore, Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë - Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku, si dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi.

Menaxhmenti i dy institucioneve shprehen konsideratën dhe falënderimin për Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi dhe Prof. Asoc. Dr. Besim Gollopeni për inicimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme.

Gjakovë, 20 Nëntor 2023

Fotot e lajmit

tp-bottom