Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Pejë

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Pejë

Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi sot ka pritur në takim zj. Albulena Mujaj Bajraktaraj – Drejtore për Mirëqenie Sociale në Pejë. Në kuadër të këtij takimi u diskutuan çështje me rëndësi për bashkëpunim dhe u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të dy institucioneve. 

Marrëveshja është një iniciativë për të fuqizuar më tej bashkëpunimin dhe përmes saj synohet që të ketë shkëmbim të kuadrove dhe studiuesve në mes të dy institucioneve, trajnime, ligjërime, shkëmbim të informatave të cilat lidhen me natyrën sociale, zhvillim i praktikës së studentëve në institucionet të cilat mbulohen nga DMS, si dhe aktivitete të tjera me të cilat bien dakord të dy institucionet. 

Kjo Marrëveshje, është vazhdimësi e bashkëpunimeve të Fakultetit të Shkencave Sociale me institucione publike, organizata jo qeveritare dhe partnerë të tjerë.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom