Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Shoqatës Handikos në Pejë

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Shoqatës Handikos në Pejë

Në kuadër të bashkëpunimeve me institucionet publike dhe organizatat jo qeveritare, Fakulteti i Shkencave Sociale pran Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë i përfaqësuar nga PhD Candidat – Ass. Granit Kelmendi ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Shoqatën Handikos në Pejë të përfaqësuar nga drejtori z. Egzon Qorkadiu.

Ky memorandum nënkupton partneritetin formal ndërmjet Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Handikos-it në Pejë, që ka për qëllim për nxitjen e gjithëpërfshirjes dhe avancimin e të drejtave të personave me nevoja të veçanta, avancimin dhe zhvillimin profesional, arsimor e institucional të kuadrove të rijnë. Memorandumi gjithashtu synon angazhimin e përbashkët për të promovuar qasjen, kryerjen e kërkimeve të përbashkëta dhe organizimin e iniciativave tjera, që synojnë krijimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse për të mbrojtur barazinë dhe për të mbrojtur diversitetin social. Më tej, nisma bashkëpunuese synon:

1. Të dy Institucionet bien dakord që ky dokument krijon themelin mbi të cilin mund të ndërtohet një marrëdhënie bashkëpunimi afatgjatë, produktive dhe pozitive. Aktivitetet e mëposhtme të shkëmbimit janë shembuj të programeve të mundshme të përbashkëta që mund të zhvillohen përmes partneritetit.

a. Shkëmbime të kuadrove dhe studiuesve (profesorë, zyrtar lektorë ose studiues për kërkim, informim, studim).

b. Shkëmbim studentësh, nxënësish (përfshirë studentë universitarë dhe parauniversitar për praktike, trajnim, informim, studim).

c. Aktivitete dhe shkëmbime të tjera të rënë dakord nga të dy Institucionet.

 

Ky Memorandum Bashkëpunimi, është vazhdimësi e bashkëpunimeve të Fakultetit të Shkencave Sociale me institucione publike, organizata jo qeveritare dhe partnerë të tjerë.

 

tp-bottom