Konferenca Shkencore Ndërkombëtare ‘Puna Sociale, Edukimi dhe Inovacioni në Shkencat Sociale (KNPSEISHS/ICSWEISS)

Konferenca Shkencore Ndërkombëtare ‘Puna Sociale, Edukimi dhe Inovacioni në Shkencat Sociale (KNPSEISHS/ICSWEISS)

📌 Jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin se Universiteti ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë është gati të shënojë një kapitull të ri në historinë e zhvillimit shkencor dhe social ndërkombëtar.

🏛 Për herë të parë, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Fakulteti i Edukimit në kuadër të Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë janë bashkuar për të organizuar këtë konferencë që do të sjellë risitë në dimensionin e aspektit social, zhvillimet dhe inovacionet në sferën e edukimit dhe arsimit, si dhe të promovojë qasje të ndryshme të kërkimit akademik dhe shkencor, e për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes profesionistëve të punës sociale në Kosovë, në vendet e rajonit dhe në ato ndërkombëtare.

ℹ️ Përveç kësaj, konferenca do të sjellë mbi 70 pjesëmarrës, përfshirë studiues, profesorë dhe studentë nga Universiteti ‘Fehmi Agani’ dhe universitetet më të njohura në Kosovë, rajon, Evropë dhe SHBA, konferenca paralajmëron një debat të pasur dhe shumëdimensional ✨️🇽🇰🇦🇱🇺🇲🇪🇺

📌 Konferenca do të përfshijë 6 sesione të ndryshme duke filluar nga Kujtimi i Profesorit dhe Akademikut Fehmi Agani – Martir i Kombit dhe i Shkencës, deri te trajtimi i temave të reja si, Praktikat dhe modelet e punës sociale, Edukimi dhe hulumtimi në modelet didaktike, Të drejtat dhe liritë e njeriut, Puna sociale dhe sjelljet devijante në shoqëri, si dhe Qëndrueshmëria, digjitalizimi dhe inovacioni në nivel të ndryshimeve.

💫🥇Gjithashtu, në kuadër të Konferencës do të ndahet Çmimi i Ekselencës ‘Fehmi Agani’ për shkencat sociale e humane, vendimi për të cilin merret nga një Komision i Vlerësimit të Kontributeve Akademike, i përbërë nga 21 studiues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora✨️.

📚 Me një frymë inovative dhe një entuziazëm të palëkundur, Konferenca Ndërkombëtare në Universitetin ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë do të ndezë kureshtjen tuaj, teksa si shoqëri rrugëtojmë suksesshëm drejt dijes, për një të ardhme më të sigurt për të gjithë.

tp-bottom