Diplomon gjenerata e parë e studentëve në Fakultetin e Shkencave Sociale
Në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale, sot është zhvilluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së parë të studentëve në kuadër të programit Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale. Studentët: Fitore Islami, Arlinda Muslija dhe Liridona Gashi prezantuan dhe mbrojtën me sukses temat e punimit të diplomës. Ky moment shënon fillimin e një kapitulli të ri për këtë gjeneratë, por edhe për Universitetin ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë, duke e përgatitur një gjeneratë të re në profilin e punës sociale dhe një gjeneratë e cila do të jetë konform nevojave të tregut të punës.
Në kuadër të kësaj ceremonie, morën pjesë: Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale - Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, Prorektori për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore, Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë – Prof. Ass. Dr. Arben Boshnjaku, Prodekani – Prof. Ass. Dr. Sherif Sejdiu, mentorë dhe anëtarë të komisioneve të kandidatëve: Prof. Dr. Behxhet Gaxhiqi, Prof. Asoc. Dr. Shqipe Husaj dhe Prof. Ass. Dr. Ruzhdi Kadrija, asistenti Granit Kelmendi, kandidatët, familjarë të kandidatëve dhe studentë.