Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Shkencave Sociale dhe OJQ ‘Activism Roots nga Gjakova
Në kuadër të bashkëpunimeve me institucionet publike dhe organizatat jo qeveritare, Fakulteti i Shkencave Sociale pran Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë i përfaqësuar nga Dekani Prof. Dr. Ass. Ferdi Kamberi dhe Prodekani Prof. Ass. Dr. Sherif Sejdiu nënshkruan marrëveshje të bashkëpunimit me Organizatën jo Qeveritare ‘Activism Roots’ me seli në Gjakovë, të përfaqësuar nga z. Ideal Zhaveli – drejtor ekzekutiv.
Kjo marrëveshje nënkupton partneritetin formal ndërmjet Fakultetit të Shkencave Sociale dhe OJQ ‘Activism Root’s në Gjakovë, që ka për qëllim angazhimin e përbashkët për të promovuar qasjen, kryerjen e kërkimeve të përbashkëta dhe organizimin e iniciativave tjera, që synojnë krijimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse për të mbrojtur barazinë dhe për të mbrojtur diversitetin social. Më tej, nisma bashkëpunuese synon: mbështetjen e ndërsjellë për realizimin e aktiviteteve të cilat shpijnë, zhvillimin e shkencave sociale dhe humane, mundësojnë shkëmbimin e përvojave, botimeve akademike, teksteve etj., të realizuara nga anëtarë të stafit akademik dhe bashkëpunëtorët shkencorë të tyre, vënien në disponim të literaturës shkencore të çdonjërit nga institucionet/organizatës për stafin akademik dhe bashkëpunëtorët shkencorë të institucionit partner për qëllime të aktiviteteve me interes të përbashkët dhe për studentë, shkëmbime të kuadrove, studiuesve dhe studentëve, zhvillimi i praktikës së studentëve në hapësirat e Organizatës Jo Qeveritare Activism Roots, krijimi i një rrjeti të gjerë komunikimi, duke përfshirë anëtarët e stafit akademik dhe bashkëpunëtorët shkencorë të këtyre institucioneve, profesionistëve të shërbimeve sociale dhe aktivitete të tjera me rëndësi.
Ky Memorandum Bashkëpunimi, është vazhdimësi e bashkëpunimeve të Fakultetit të Shkencave Sociale me institucione publike, organizata jo qeveritare dhe partnerë të tjerë.