Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Asociacionit të Qendrave për Punë Sociale të Kosovës

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Asociacionit të Qendrave për Punë Sociale të Kosovës

Fakulteti i Shkencave Sociale pran Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë i përfaqësuar nga Dekani Prof. Dr. Ass. Ferdi Kamberi dhe Prodekani Prof. Ass. Dr. Sherif Sejdiu nënshkruan sot marrëveshje të bashkëpunimit me Asociacionin e Qendrave për Punë Sociale të Kosovës me seli në Prishtinë, të përfaqësuar nga z. Blerim Shabani – drejtor ekzekutiv.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi fuqizon më tej partneritetin ndërmjet Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Asociacionit të Qendrave për Punë Sociale të Kosovës, e cila ka për qëllim angazhimin e përbashkët për të promovuar qasjen, kryerjen e kërkimeve të përbashkëta dhe organizimin e iniciativave tjera, që synojnë krijimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse për të mbrojtur dhe promovuar barazinë dhe diversitetin social.

Më tej, nisma bashkëpunuese synon: mbështetjen e ndërsjellë për realizimin e aktiviteteve të cilat shpijnë, zhvillimin e shkencave sociale dhe humane, mundësojnë shkëmbimin e përvojave, botimeve akademike, teksteve të realizuara nga anëtarë të stafit akademik dhe bashkëpunëtorët shkencorë të tyre, vënien në disponim të literaturës shkencore të çdonjërit nga institucionet për stafin akademik dhe bashkëpunëtorët shkencorë të institucionit partner për qëllime të aktiviteteve me interes të përbashkët dhe për studentët, shkëmbimin e kuadrove dhe studiuesve (profesorë, drejtor, zyrtar lektorë ose studiues - për kërkim, informim, ligjërim – Alumni, studim, projekte), Gjithashtu, marrëveshja parasheh edhe zhvillimin e praktikës së studentëve në institucionet e QPS-ve, krijimin e një rrjeti të gjerë komunikimi, duke përfshirë anëtarët e stafit akademik dhe bashkëpunëtorët shkencorë të këtyre institucioneve, profesionistëve të shërbimeve sociale, si dhe organizimin e përbashkët të konferencave shkencore, simpoziumeve, forumeve akademike, seminareve, leksioneve të hapura apo trajnimeve.

Ky Memorandum Bashkëpunimi, është vazhdimësi e bashkëpunimeve të Fakultetit të Shkencave Sociale me institucione publike, organizata jo qeveritare dhe partnerë të tjerë.

 

Fotot e lajmit

tp-bottom