Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi pret në takim Nur – Aliyya Mattos Drejtore për Programim dhe Trajnime në Peace Corps

Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi pret në takim Nur – Aliyya Mattos Drejtore për Programim dhe Trajnime në Peace Corps

Në kuadër të aktiviteteve të Fakultetit të Shkencave Sociale, dekani i fakultetit Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi së bashku me prodekanin Prof. Ass. Dr. Sherif Sejdiu kanë pritur në takim Nur – Aliyya Mattos Drejtore për Programim dhe Trajnime nga Peace Corps dhe Hyzri Halimin – Menaxher i Projektit.

Gjatë takimit u diskutua thellimi i bashkëpunimit në mes të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Peace Corps, prioritetet e fakultetit, kontributi që Peace Corps mund të jap në ngritjen e kapaciteteve të studentëve, ligjëratat e përbashkët, si aktivitete të cilat janë në interes të dy institucioneve përkatëse.

Ky takim është vazhdimësi e takimeve të Fakultetit të Shkencave Sociale me institucione publike, organizata jo qeveritare dhe partnerë të tjerë.

 

Fotot e lajmit