
Rektori Bunjaku dhe Dekani Kamberi pjesëmarrës në aktivitetin e radhës të Projektit Edu4MIGRATION
Salzburg 10-11 Prill, 2025
Në kuadër të projektit ndërkombëtar Edu4MIGRATION, Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku së bashku me Dekanin e Fakultetit të Shkencave Sociale Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi kanë marrë pjesë në aktivitetin e radhës i cili është zhvilluar në Salzburg të Austrisë.
Ky aktivitet është fokusuar në përmbledhjen e vlerësimit të nevojave në Kosovë dhe Shqipëri rreth shërbimeve sociale dhe raportin me migrantët, si dhe janë prezantuar aktivitetet e praktikuesve të punës sociale nga institucione publike dhe organizata jo qeveritare. Projekti, gjithashtu ka përfshirë praktikimin e metodës ‘world caffe’ dhe aktivitetet e ardhme, janë zhvilluar modalitete për mobilitet ndërkombëtar, shkëmbim të stafit dhe studentëve dhe është bërë zhvillimi i kurrikulës bërthamë për këtë fushë specifike.
Projekti financohet nga Komisioni Evropian në Kosovë përmes programit ERASMUS + dhe përfshinë një partneritet të gjerë nga Kolegje, Institute dhe Universitete nga Kosova, Shqipëria, Danimarka, Italia dhe Austria.