Rektori Bunjaku dhe Dekani Kamberi pjesë e panairit “Duart e Arta” të organizuar nga Shoqata e të Verbërve në Gjakovë

Rektori Bunjaku dhe Dekani Kamberi pjesë e panairit “Duart e Arta” të organizuar nga Shoqata e të Verbërve në Gjakovë

Gjakovë, 10 qershor 2025

Me ftesë të Shoqatës së të Verbërve në Gjakovë, Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, morën pjesë në panairin tradicional “Duart e Arta”, të organizuar nga kjo shoqatë.

Ky panair kishte për qëllim promovimin e punës krijuese të grave të verbra përmes produkteve artizanale të realizuara nga vetë ato. Përmes këtij aktiviteti u shpalos talenti, përkushtimi dhe kreativiteti i grave të verbra, duke dëshmuar rolin e tyre të rëndësishëm në ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe me mundësi të barabarta për të gjithë.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë, përmes angazhimit të vazhdueshëm në krijimin e politikave publike gjithëpërfshirëse, ka hapur dyert për studentët e verbër, duke ndërtuar infrastrukturë të përshtatshme për ndjekjen e studimeve në kushte të barabarta.

Pjesëmarrja në këtë panair reflekton përkushtimin institucional për mbështetjen e grupeve të margjinalizuara dhe për fuqizimin e bashkëpunimit me organizatat që mbrojnë dhe promovojnë të drejtat e tyre.

Fotot e lajmit

tp-bottom