
Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Gjakovës
Fakulteti i Shkencave Sociale i përfaqësuar nga Dekani Prof. Dr. Ass. Ferdi Kamberi ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Gjakovës, të përfaqësuar nga zj. Adelina Shehu Kola. Kjo marrëveshje bashkëpunimi synon të fuqizojë partneritetin strategjik ndërmjet të dy institucioneve, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim profesional dhe social.
Marrëveshja ndër të tjera synon: shkëmbimin e përvojave dhe njohurive, përfshirjen aktive të studentëve në projekte sociale dhe komunitare, fuqizimin e shërbimeve për komunitetin, zhvillimin e praktikës profesionale të studentëve, mbështetjen në botimin e literaturës të përshtatshme për studentë, dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta me karakter social dhe edukativ.
Marrëveshja përfaqëson vazhdimësinë e angazhimit të Fakultetit të Shkencave Sociale për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme me institucione publike, organizata jo-qeveritare dhe partnerë të tjerë nga komuniteti.