Prof. Dr. Nathalia Quiroz Molinares realizoi ligjëratë në kuadër të Erasmus+ në UFAGJ

Prof. Dr. Nathalia Quiroz Molinares realizoi ligjëratë në kuadër të Erasmus+ në UFAGJ

Gjakovë, 26 maj 2026

Në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë patëm kënaqësinë të mirëpresim Nathalia Quiroz Molinares, nga Universidad Católica de Murcia (Universiteti Katolik i Murcias), e cila vizitoi institucionin tonë në kuadër të Programit Erasmus +.

Gjatë qëndrimit të saj, Prof. Dr. Nathalia Quiroz Molinares zhvilloi sesione interaktive dhe praktike me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale me temën “Menaxhimi emocional dhe kujdesi për veten”. Aktivitetet u fokusuan në menaxhimin emocional, vetëdijesimin personal dhe strategjitë e vetëkujdesit, duke ofruar qasje bashkëkohore dhe praktike për mirëqenien emocionale të studentëve.

Këto sesione u pritën dhe u mbështetën nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Ferdi Kamberi, i cili vlerësoi rëndësinë e aktiviteteve të tilla në zhvillimin akademik dhe personal të studentëve, si dhe në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar universitar.

Përmes diskutimeve, ushtrimeve praktike dhe bashkëbisedimeve aktive, studentët patën mundësinë të zhvillojnë aftësi të rëndësishme për menaxhimin e emocioneve dhe ruajtjen e balancës personale e profesionale.

Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimit akademik dhe mobilitetit, duke kontribuar në pasurimin e përvojës studentore dhe promovimin e mirëqenies mendore në komunitetin akademik.

Fotot e lajmit

tp-bottom