Urimi i UD. I Dekanit Hashani për fillimin e vitit të ri akademik 2021/2022

Urimi i UD. I Dekanit Hashani për fillimin e vitit të ri akademik 2021/2022

Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani UD. I Dekanit ne Fakultetin e Shkencave Sociale të gjithë studentëve dhe stafit të Universitetit, ua uron fillimin e vitit të ri akademik 2021/2022.

Ndonëse, me disa ditë vonesë, në këtë ditë të veçantë uroi të gjithë studentët e “UFAGJ” e në vecanti studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të cilet kanë filluar rrugëtimin e tyre hulumtues dhe shkencorë duke ju bashkuar për herë të parë botës akademike.

Ju inkurajoj që të përkushtoheni në mësime që në fillim të studimeve dhe kam besim të plotë se do të tregoni suksese dhe do të formoheni si kuadro që do t’i shërbeni vendit dhe familjes tuaj.

Për gjithë sistemin arsimor, ky vit akademik është vit i veçantë ngase rikthehemi në procesin mësimor në objekte universitare pas një viti sfidues.

Fakulteti i Shkencave Sociale, studentët e rinj i mirëpret me kushte të mira në shumë aspekte, si parakusht për zhvillimin normal të procesit mësimor por edhe në ngritjen e vazhdueshme te cilësisë, e cila njëherazi është edhe objektiv i menaxhmentit duke ju lehtësuar këtë rrugëtim të përbashkët.

Ju uroj suksese në këtë vit të ri akademik!

Me respekt,

Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani

UD. I Dekanit në Fakultetin e Shkencave Sociale

 

Article Gallery

tp-bottom