Urimi i Dekanit Kamberi për fillimin e vitit të ri akademik 2023/2024
Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi Dekan në Fakultetin e Shkencave Sociale me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, ka uruar të gjithë studentët dhe stafin e Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë, duke ju dëshiruar shëndet dhe suksese në rrugëtimin akademik.
Në këtë ditë të veçantë, uroj të gjithë studentët e “UFAGJ” e në veçanti studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të cilët kanë filluar rrugëtimin e tyre hulumtues dhe shkencorë, sidomos atyre të cilat janë bashkuar për herë të parë këtij tempulli të dijes.
Ju inkurajoj që të përkushtoheni në mësime që në fillim të studimeve dhe kam besim të plotë se do të tregoni suksese dhe do të formoheni si kuadro që do t’i shërbeni vetës, familjes, komunitetit, shoqërisë dhe shtetit të Kosovës.
Profesorët, asistentet dhe stafi administrativ i fakultetit të shkencave sociale, studentët e rinj i mirëpret në këtë fakultet, në një ambient social dhe të favorshëm, si parakusht për zhvillimin normal të procesit mësimor, por edhe në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë, e cila njëherazi është një ndër objektivat kryesore të menaxhmentit, duke ju lehtësuar këtë rrugëtim të përbashkët.
Ju uroj suksese në këtë vit të ri akademik!