Prorektori Boshnjaku dhe Dekani Kamberi vizitojnë Zyrën Rajonale të Punësimit në Gjakovë

Prorektori Boshnjaku dhe Dekani Kamberi vizitojnë Zyrën Rajonale të Punësimit në Gjakovë

Prorektori për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore, Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë Arben Boshnjaku dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale Ferdi Kamberi, sot kanë vizituar Zyrën Rajonale të Punësimit në komunën e Gjakovës dhe janë pritur nga drejtori i kësaj zyre z. Kujtim Dula.

Në kuadër të kësaj vizite janë diskutuar çështje me interes të përbashkët, intensifikimi i bashkëpunimit, praktika e studentëve të fakulteteve në kuadër të kësaj zyre, si dhe janë diskutuar çështje të tjera të cilat prekin të dy institucionet përkatëse.

Kjo vizitë është vazhdimësi e vizitave nga përfaqësues të UFAGJ-së tek institucionet dhe partnerët me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit. 

Article Gallery

tp-bottom