Fakulteti i Shkencave Sociale anëtarësohet në Shoqatën Evropiane të Shkollave të Punës Sociale - EASSW
Gjakovë, 27 Janar 2026
Fakulteti i Shkencave Sociale është anëtarësuar zyrtarisht në Shoqatën Evropiane të Shkollave të Punës Sociale (EASSW), duke u bërë institucioni i vetëm në Kosovë pjesë e kësaj organizate prestigjioze evropiane. Ky anëtarësim vjen pas anëtarësimit në Asociacionin Ndërkombëtar të Shkollave për Punë Sociale – IASSW, pjesë e OKB-së, dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit dhe rritjes së cilësisë akademike në fushën e punës sociale.
Përmes këtij anëtarësimi, Fakulteti përfiton qasje në rrjete evropiane, revista shkencore, projekte ndërkombëtare, konferenca, si dhe mbështetje në zhvillimin e kurrikulës dhe ruajtjen e standardeve të edukimit për punë sociale.
Më shumë: https://www.eassw.org/Pages/Membership/schools.php
Ky sukses njëkohësisht realizon edhe një nga rekomandimet kyçe të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës (AKA) për Fakultetin e Shkencave Sociale me programin “Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale”.