Fakulteti i Shkencave Sociale mban provimin pranues për programin “Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale” – Afati II

Fakulteti i Shkencave Sociale mban provimin pranues për programin “Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale” – Afati II

Gjakovë, 11 shtator 2025

Fakulteti i Shkencave Sociale në kuadër të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë sot ka mbajtur provimin pranues të afatit të dytë për programin bachelor ‘Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale’.

Për të garantuar zhvillimin e rregullt të procesit dhe për t’u uruar sukses kandidatëve të rinj, në objektin e Fakultetit të Shkencave Sociale ishin të pranishëm: Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi - Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Ass. Dr. Sherif Sejdiu – Prodekan dhe U.d. Sekretarja e Përgjithshme Nita Sina Pruthi, të cilët u pritën nga stafi akademik, administrativ dhe studentët vullnetarë të fakultetit.

Rektori Bunjaku fillimisht ju dëshiroj mirë se ardhje studentëve dhe theksoi se menaxhmenti i universitetit dhe i njësive akademike janë plotësisht të përkushtuar për të garantuar një proces të drejtë, transparent dhe të bazuar në meritokraci. Dekani Kamberi shprehu urimet për të gjithë kandidatët që zgjodhën Fakultetin e Shkencave Sociale për të vazhduar studimet. Prodekani Sejdiu vlerësoi punën e përkushtuar të stafit akademik, administrativ dhe studentëve vullnetarë që kontribuan në organizimin e suksesshëm të këtij procesi.

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë mbetet i angazhuar për të ofruar një mjedis të shëndetshëm akademik dhe social, ku studentët gjejnë mbështetje dhe frymëzim për të arritur synimet e tyre edukative dhe profesionale.

Article Gallery

tp-bottom