Përfaqësues nga Universiteti “Fehmi Agani” pjesë e trajnimit për kurset mikro-kredenciale në kuadër të projektit WB EDU4MIGRATION

Përfaqësues nga Universiteti “Fehmi Agani” pjesë e trajnimit për kurset mikro-kredenciale në kuadër të projektit WB EDU4MIGRATION

Prishtinë, 17 – 18 Nëntor, 2025

Rektori i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi dhe profesori universitar Prof. Dr. Behxhet Gaxhiqi kanë marr pjesë në trajnimin dy ditorë të mbajtur në Kolegjin AAB lidhur me kurset mikro-kredenciale në kuadër të WP4 të projektit WB EDU4MIGRATION.

Në kuadër të trajnimit dy ditorë u diskutuan: përkufizimi i kurseve mikro-kredencialeve në kontekstin e edukimit modern, eksplorimi i karakteristikave kryesore dhe komponentëve bazë të mikro-kredencialeve që ndihmon të kuptojmë se si këto njësi të vogla arsimore mund të ofrojnë vlerë të madhe në zhvillimin e kompetencave specifike, shqyrtimi i modeleve të kurseve të mikro-kredencialeve që tregon diversitetin e qasjeve që mund të zbatohen në praktikë, vlerësimi i kursit online të zhvilluar brenda projektit PAgES për ndërtimin e kapaciteteve në edukimin e gazetarisë cross-media, si dhe pasqyra analitike e projektit CLIP – alfabetizmi kritik i mediave vizuale dhe fuqizimi, i financuar nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian.

Si rezultat i këtij trajnimi, partnerët e projektit do të fillojnë zhvillimin dhe pilotimin e kurseve/lëndëve mikro – kredenciale të cilat bazohen në standardet dhe rekomandimet e Bashkimit Evropian për fushën e edukimit modern.

Projekti financohet nga Komisioni Evropian përmes programit ERASMUS + në Kosovë dhe përfshinë një partneritet të jerë nga Kolegje, Institute dhe Universitete nga Kosova, Shqipëria, Danimarka, Italia dhe Austria. Në këtë projekt janë të përfshira institucione si: Kolegji AAB, International Business College Mitrovica, Universiteti “Fehmi Agani” Gjakovë, Institute for Research, Education, and Social Development, Universiteti i Tiranës, Universiteti Barleti, Kolegji Universitar LOGOS, Instituti i Kulturës Rome në Shqipëri, UCL University College, Fachhochschule Salzburg, IULM University. 

Article Gallery

tp-bottom