Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale organizojnë trajnim për procesin e motivimit me trajneren zj. Antigona Behrami

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale organizojnë trajnim për procesin e motivimit me trajneren zj. Antigona Behrami

Me rastin e ditës së solidarizimit njerëzor, studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale në bashkëpunim me stafin akademik, kanë organizuar trajnimin me temë 'motivimi dhe procesi i motivimit' me trajneren e njohur zj. Antigona Behrami.

Gjatë këtij trajnimi, zj. Behrami shpalosi metoda dhe teknika bashkëkohore të motivimit, procesin e motivimit, roli dhe rëndësinë, si dhe hapi diskutimin me studentët e pranishëm rreth kësaj teme.

Ky organizim është seri i organizimeve nga studentët dhe stafi akademik i fakultetit të shkencave sociale.

Fotot e lajmit

tp-bottom