Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë prezanton arritjet dhe kontributin e tij në projektin ndërkombëtar WB-Edu4Migration

Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë prezanton arritjet dhe kontributin e tij në projektin ndërkombëtar WB-Edu4Migration

Gjakovë, tetor 2026

Rektori i të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë Prof. Asoc. Dr. Drilon Bunjaku dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Asoc. Dr. Ferdi Kamberi morën pjesë në takimin e radhës të projektit ndërkombëtar WB-Edu4Migration, të mbajtur në Kolegjin AAB në Prishtinë me pjesëmarrjen e partnerëve të projektit dhe përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme.

Gjatë takimit, koordinatori i projektit për Universitetin “Fehmi Agani”, Prof. Asoc. Dr. Drilon Bunjaku, prezantoi aktivitetet e realizuara nga universiteti në kuadër të projektit, duke pasqyruar kontributin institucional në zhvillimin e kurrikulave, avancimin e kapaciteteve akademike dhe trajtimin e temave që lidhen me migrimin, të drejtat e njeriut dhe kujdesin social.

Pjesëmarrja në këtë projekt dëshmon përkushtimin e Universitetit “Fehmi Agani” për bashkëpunim ndërkombëtar, shkëmbim të përvojave dhe zbatim të rezultateve të projektit në proceset mësimore dhe në përgatitjen e kuadrove të ardhshme profesionale. UFAGJ mbetet partner serioz dhe aktiv në realizimin e objektivave të përbashkëta, duke kontribuar në zhvillimin e arsimit të lartë dhe në forcimin e qasjes akademike ndaj sfidave të migrimit në Kosovë dhe rajon.

Takimi shërbeu gjithashtu si mundësi për prezantimin e rezultateve dhe produkteve kryesore të projektit, përfshirë raportet e vlerësimit të nevojave, udhëzimet për zhvillimin e mikrokredencialeve, materialet e trajnimit për stafin akademik dhe studimet e rasteve mbi temat e migrimit.

Universiteti “Fehmi Agani” do të vazhdojë angazhimin e tij në kuadër të WB-Edu4Migration, me synim që rezultatet e projektit të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe zhvillimin e kompetencave profesionale të studentëve në fushën e kujdesit dhe mirëqenies sociale.

Fotot e lajmit