Programi Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale
Programi Kujdesi dhe Mirëqenia sociale është program mjaft i veçantë dhe i domosdoshëm sot në Kosovë, pasi kërkesat për një program të tillë janë të domosdoshme për të gjitha nivelet dhe grup moshat e shoqërisë sot në Kosovë.
Mungesa e kuadrit profesional ka bërë që Kosova në një përudhë të gjatë 20 vite ka pasur mungesë të kuadrove profesional akademik për hapjen e programeve te tilla, si ç ‘është kujdesi dhe mirëqenia sociale, ku kërkesat nga shoqëria ishin dhe janë në rritje.
Profesioni i punës sociale është një profesion i bazuar në praktikë dhe në disiplinë akademike që promovon ndryshimin dhe zhvillimin shoqëror, kohezionin shoqëror dhe fuqizimin dhe çlirimin e njerëzve. Parimet e drejtësisë sociale, të drejtat e njeriut, përgjegjësia kolektive dhe respektimi janë thelbësore për misionin e kujdesin socialë
Misioni i Programi Kujdesi dhe Mirëqenia sociale është që përmes pjesës studimore, praktike e hulumtuese të bashkërenditet me standardet Evropiane në përmbushje të nevojave dhe akterëve të interesit.
Programi Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale është i ndarë në 6 semestra dhe kohëzgjatja e studimeve është 3 vite akademike, ekuivalente me 180 ECTS. Çdo semestër ka 30 ECTS kreditë.
Duke marrë parasysh rëndësinë e përmbajtjes së studimit dhe misionin e Universitetit të Gjakovës Fehmi Agani, objektivat e Programit Bachelor në "Kujdesin Social dhe Mirëqenien" janë:
-
Zbatimi i njohurive dhe aftësive të praktikës së përgjithshme të punës sociale në përkujdesjen ndaj individëve, familjeve, grupeve, organizatave dhe komuniteteve.
-
Zhvillimi i një kuptimi kritik dhe integrues i marrëdhënies midis teorisë, kërkimit dhe praktikës së përparuar në kujdesin shoqëror dhe mirëqenien.
-
Praktikimi i njohurive teorike dhe praktike në përputhje me vlerat etike të profesionit të punës sociale, të arritura duke demonstruar sjellje profesionale kompetente, ndërgjegje në punë me përdoruesit e shërbimeve, në lidhje me punën dhe mirëqenien sociale.
-
Zhvillimi i aftësive dhe aftësive të nevojshme për aplikimin e suksesshëm të shërbimeve në mjediset ku kërkohet ofrimi i aktiviteteve profesionale në fushën e kujdesit dhe mirëqenies sociale.
-
Ndërtimi i kapaciteteve njerëzore për mësimdhënie cilësore dhe veprimtari kërkimore-shkencore
-
Ofrimi i programeve studimore cilësore në fusha relevante për tregun e punës dhe zhvillimin shoqëror.