Komisioni për sigurim të cilësisë
Komisioni për Sigurim të Cilësisë i njësisë akademike, ka për qëllim përcaktimin e procedurave dhe mekanizmave të sigurimit të cilësisë në nivel të njësisë akademike me qëllim të përmirësimit dhe arritjes së nivelit më të lartë në aktivitete edukative, shkencore, profesionale dhe administrative të njësisë akademike.
Komisioni për Sigurim të cilësisë i njësive akademike është përgjegjës për:
-
realizimin e aktiviteteve të sigurimit të cilësisë dhe vlerësimit brenda njësisë.
-
mbikëqyrja e vazhdueshme dhe rishikimi periodik i programeve të studimit
-
mbarëvajtja e procesit të akreditimit të programeve
-
verifikimi i raporteve të vetëvlerësimit të programeve ekzistuese dhe programeve të reja.
-
Analizon kalueshmërinë nëpër kurse dhe propozon marrjen e masave;
-
Monitoron shkallën e kënaqshmërisë së studentëve me programet studimore;
-
Monitoron, mbledh dhe raporton për të dhënat, mbi shkallën e braktisjes së universitetit,
-
Monitoron dhe analizon infrastrukturën mësimore dhe shërbimet mbështetëse;
Aktivitetet e zhvilluara të Komisionit për Sigurim të Cilësisë realizohen për të identifikuar elementet që kërkojnë ndërhyrje për të përmirësuar gjendjen ekzistuese në njësinë akademike dhe për të siguruar avancimin e vazhdueshëm të cilësisë.
Komisioni për sigurimin e cilësisë në nivel fakulteti përbëhet nga:
-
Koordinatori për sigurimin e cilësisë në nivel fakultetit - që është edhe anëtarë i Komisionit Qendror i Sigurimit të Cilësisë
-
Dy profesorë;
-
Një asistent;
-
Një student;
-
Një përfaqësues nga administrata e fakultetit, anëtar i Këshillit të Fakultetit.
Përbërja e Komisioni për Sigurim të Cilësisë është:
Ass. Mirlinda Jasiqi - koordinatore
Prof. Ass. Dr. Sherif Sejdiu – anëtar
Ass. Granit Kelmendi - anëtar
Jeton Plava – anëtar
Elda Gacaferri – anëtare
PLANI I VEPRIMIT PËR ZBATIMIN E REKOMANDIMEVE TË KOMISIONIT TË CILËSISË PËR VITIN AKADEMIK 2025/2026
Ndryshim-plotësim i Vendimit për Komisionin e Cilësisë
Vendimi për themelimin e Komisionit për Sigurim të Cilësisë në Fakultetin e Shkencave Sociale
Vendimet e KSC në Fakultetin e Shkencave Sociale
Aktivitete të KSC dhe Vlerësimet:
- Vizitë informuese e ekipit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë, rreth proceseve të monitorimit dhe procedurave pasakredituese | Universiteti i Gjakovës
- Mbahet takimi i Komisionit për Sigurim të Cilësisë në Fakultetin e Shkencave Sociale | Fakulteti i Shkencave Sociale | Universiteti i Gjakovës | Fehmi Agani
- Takim i përfaqësuesve të Zyrës për Sigurim të Cilësisë, Menaxhmentit të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Komisionit për Sigurimin të Cilësisë në nivel të Fakultetit | Fakulteti i Shkencave Sociale | Universiteti i Gjakovës | Fehmi Agani
- Fakulteti i Shkencave Sociale mban takim pune rreth vlerësimit të përmbushjes së rekomandimeve nga AKA | Fakulteti i Shkencave Sociale | Universiteti i Gjakovës | Fehmi Agani
Raportet e vlerësimit:
Treguesit për vlerësimin e performancës në Fakultetin e Shkencave Sociale