Rreth nesh

Deklarata e vizionit të Fakultetit të Shkencave Sociale është:

Fakulteti i Shkencave sociale përgatit udhëheqës të ardhshëm kryesisht për institucionet qeveritare,institucionet shkollore dhe për organizatat joqeveritare. Programet studimore bëjnë një lidhje midis teorisë dhe praktikës, si një nga kushtet më të rëndësishme për përvetësimin e shkathtësive dhe njohurive të nevojshme për karrierë të suksesshme. Të diplomuarit do të jenë në gjendje të kontribuojnë në krijimin, zbatimin, zhvillimin dhe vlerësimin e politikave publike, për të mirën e shoqërisë.

 Dy prej qëllimeve kryesore të aktiviteteve në fakultet janë: Mësimdhënia dhe studimet. Aktiviteti i mësimdhënës bazohet në një program bashkëkohor, i cili bën të mundur përgatitjen cilësore të studentëve në profesionet përkatëse. Aktiviteti shkencor është i karakterit të aplikueshëm dhe përqendrohet në studimet sociale, që janë me interes për shoqërinë dhe më gjerë.

Ndërsa, misioni  i Fakultetit të Shkencave Sociale bazohet në këto vlera

"Profesioni i punës sociale është një profesion i bazuar në praktikë dhe në disiplinë akademike që promovon ndryshimin dhe zhvillimin shoqëror, kohezionin shoqëror dhe fuqizimin dhe çlirimin e njerëzve. Parimet e drejtësisë sociale, të drejtat e njeriut, përgjegjësia kolektive dhe respektimi janë thelbësore për misionin e kujdesin socialë.

Mbështetur nga teoritë e punës sociale,shkencat shoqërore dhe njohuritë indigjene, puna sociale angazhon njerëz dhe struktura  të adresuar përballë sfidave e jetës dhe përpiqet  të rritë  mirëqenie të përgjithshme. Përkufizimi i mësipërm mund të përforcohet në nivele kombëtare e rajonale.

Mision tjetër i fakultetit është t’ju mundëson studenteve  të aftësohen me shprehitë dhe teknikat e nevojshme për të punuar në sektorin e shërbimeve sociale. Programi është hartuar e  mbështetur në përvojat  e deritanishme në edukimin e punonjësve socialë në vend dhe standardet globale për edukimin dhe trajnimin e punonjësve socialë të përcaktuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Punonjësve Socialë.

Për të përmbushur misionin janë përcaktuar këto objektiva strategjike:

Duke marrë parasysh rëndësinë e përmbajtjes së studimit dhe misionin e Universitetit të Gjakovë. Fehm Agani, objektivat e Programit Bachelor në "Kujdesin Social dhe Mirëqenien" janë:

  1. Zbatimi i njohurive dhe aftësive të praktikës së përgjithshme të punës sociale në përkujdesjen ndaj individëve, familjeve, grupeve, organizatave dhe komuniteteve.

  2. Zhvillimi i një kuptimi kritik dhe integrues i marrëdhënies midis teorisë, kërkimit dhe praktikës së përparuar në kujdesin shoqëror dhe mirëqenien.

  3. Praktikimi i njohurive teorike dhe praktike në përputhje me vlerat etike të profesionit të punës sociale, të arritura duke demonstruar sjellje profesionale kompetente, ndërgjegje në punë me përdoruesit e shërbimeve, në lidhje me punën dhe mirëqenien sociale.

  4. Zhvillimi i aftësive dhe aftësive të nevojshme për aplikimin e suksesshëm të shërbimeve në mjediset ku kërkohet ofrimi i aktiviteteve profesionale në fushën e kujdesit dhe mirëqenies sociale.

  5. Ndërtimi i kapaciteteve njerëzore për mësimdhënie cilësore dhe veprimtari kërkimore-shkencore

  6. Ofrimi i programeve studimore cilësore në fusha relevante për tregun e punës dhe zhvillimin shoqëror.

tp-bottom