Takim i përfaqësuesve të Zyrës për Sigurim të Cilësisë, Menaxhmentit të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Komisionit për Sigurimin të Cilësisë në nivel të Fakultetit

Takim i përfaqësuesve të Zyrës për Sigurim të Cilësisë, Menaxhmentit të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Komisionit për Sigurimin të Cilësisë në nivel të Fakultetit

Me datë 16 Shtator 2025, në kuadër të aktiviteteve të Zyrës për Cilësi të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, u mbajt takimi në mes përfaqësuesve të Zyrës për Sigurim të Cilësisë, Menaxhmentit të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Komisionit për Sigurimin të Cilësisë në nivel të Fakultetit, aktivitet ky që i shërben përmirësimit të kulturës për Sigurim të Cilësisë në Universitetin tonë dhe rrit bashkëpunimin mes zyrës qendrore për Sigurim të Cilësisë dhe Komisioneve për Sigurim të Cilësisë në nivel të Fakulteteve.

Takimi i u mbajt në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe në takim morën pjesë:

Prof. Ass. Dr. Kaltrina Kusari - Prorektore për Zhvillim Akademik dhe Ngritje të Cilësisë dhe Prorektore për Hulumtime dhe Kërkime Shkencore,

Qëndresa Bardhoshi- u.d. Udhëheqëse e Zyrës për Sigurim të Cilësisë

 

dhe përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Sociale:

 

Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi - Dekan;

Prof. Ass. Dr. Sherif Sejdiu- Prodekan;

Ass. Mirlinda Jasiqi - Kryesuese e Komisionit për Sigurim të Cilësisë në nivel Fakulteti

Jeton Plava – Anëtare e Komisionit për Sigurim të Cilësisë në nivel Fakulteti

 

Takimi kishte të bënte me:

  1. Diskutime rreth raporteve të publikuar nga Zyra për Sigurimin e Cilësisë;
  2. Diskutim rreth hartimit të planeve dhe aktiviteteve për përcjellje të zbatimit të rekomandimeve të dala nga këto raporte;
  3. Dokumentimi i çdo aktiviteti rreth implementimit të këtyre rekomandimeve;
  4. Njoftim rreth mënyrës së hartimit të planit të përmirësimit për programet e Fakultetit sipas udhëzimeve të reja të pranuara nga AKA;
  5. Njoftim dhe diskutim rreth rregullores së re të AKA-së nr. 04/2025 për Monitorim dhe Procedura Pas-akredituese;
  6. Njoftim rreth fushave të cilat do të monitorohen në vazhdimësi nga AKA;
  7. Diskutim rreth progresit të arritur, bazuar në planin e përmirësimit të programeve;
  8. Tema dhe diskutime të hapura nga pjesëmarrësit në takim

 

tp-bottom