Fakulteti i Shkencave Sociale intensifikon përgatitjet për Ri-Akreditim përmes bashkëpunimit me Bordin Këshilldhënës për Ndërmarrësi

Fakulteti i Shkencave Sociale intensifikon përgatitjet për Ri-Akreditim përmes bashkëpunimit me Bordin Këshilldhënës për Ndërmarrësi

Gjakovë, 16 korrik 2026

Fakulteti i Shkencave Sociale, i udhëhequr nga Dekani Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, zhvilloi sot takimin gjithëpërfshirës me Bordin Këshilldhënës për Ndërmarrësi, në kuadër të aktiviteteve për procesin e Ri-Akreditimit të programit të studimit “Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale”.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i procesit të Ri-Akreditimit, shqyrtimi i planprogramit aktual dhe propozimeve për plotësim e përditësim të tij, në përputhje me kërkesat e tregut të punës dhe standardet e cilësisë në arsimin e lartë. Po ashtu, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit me partnerët institucionalë dhe organizatat relevante, me fokus në krijimin e mundësive të reja për praktikën profesionale dhe punësimin e studentëve.

Në takim, përveç Dekanit Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, morën pjesë edhe Prodekani Prof. Asoc. Dr. Sherif Sejdiu, anëtarët e Bordit Këshilldhënës për Ndërmarrësi, stafi akademik, studentët, si dhe përfaqësues të administratës.

Ky takim është pjesë e një serie konsultimesh që Fakulteti i Shkencave Sociale po zhvillon me akterë të ndryshëm, me synim marrjen e rekomandimeve dhe kontributeve konkrete për avancimin e programit të studimit dhe përgatitjen sa më cilësore të aplikimit në procesin e Ri-Akreditimit.

Fotot e lajmit

tp-bottom