U mbajt takimi i radhës i Komisionit për Sigurimin e Cilësisë të Fakultetit të Shkencave Sociale

U mbajt takimi i radhës i Komisionit për Sigurimin e Cilësisë të Fakultetit të Shkencave Sociale

Më 31 korrik 2026, Komisioni për Sigurimin e Cilësisë i Fakultetit të Shkencave Sociale mbajti takimin e radhës në kuadër të aktiviteteve të tij të rregullta, me fokus procesin e riakreditimit të programit të studimit Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale. Takimi u kryesua nga koordinatori i Komisionit për Sigurimin e Cilësisë, Jeton Plava.

Gjatë takimit u diskutua ecuria e procesit të riakreditimit, përmbushja e rekomandimeve të ekspertëve të akreditimit, si dhe hapat e mëtejmë për përgatitjen dhe finalizimin e dokumentacionit të nevojshëm. Gjithashtu, u shqyrtuan propozimet e hartuara nga grupet punuese, ndërsa anëtarët e Komisionit dhanë komente dhe rekomandime për avancimin e mëtejmë të procesit.

Në përfundim të takimit, Komisioni rikonfirmoi përkushtimin për zbatimin e planit të veprimit dhe vazhdimin e aktiviteteve në funksion të përmbushjes së standardeve të sigurimit të cilësisë dhe riakreditimit të programit të studimit Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale.

Fakulteti i Shkencave Sociale mbetet i përkushtuar ndaj përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë akademike dhe zhvillimit të programeve të studimit në përputhje me standardet institucionale dhe standardet e akreditimit.

Fotot e lajmit

tp-bottom