Fakulteti i Shkencave Sociale i Universitetit “Fehmi Agani” organizon Ligjëratë të hapur

Fakulteti i Shkencave Sociale i Universitetit “Fehmi Agani” organizon Ligjëratë të hapur

Fakulteti i Shkencave Sociale, pranë Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë në datë 30 maj, ditë e martë, në amfiteatrin fakultetit, do të  organizojnë Ligjëratë të hapur për studentët dhe të interesuarit edhe të fushave të tjera të studimeve.

Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi do të ligjëroj me temë “Fenomenologjia e dhunës, shkaqet, dhe pasojat”, ndërsa Prof. Asoc. Behxhet Gaxhiqi me temë “Shkaqet dhe format e abuzimit te fëmijët”.

Për studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale do të jetë mundësi e mirë për t’u informuar më mirë për disa nga problemet që janë të pranishme në shoqëritë e sotme, meqenëse janë tema që përkojnë me fushën e degës që studiojnë.

Fotot e lajmit

tp-bottom