UFAGJ angazhohet për arsim gjithëpërfshirës dhe mundësi të barabarta për studentët
Prorektorja për Mësimdhënie dhe Çështje të Studentëve, Prof. Dr. Sindorela Doli - Kryeziu, priti në takim studenten Besa Berisha nga Fakulteti i Shkencave Sociale dhe dekanin e këtij fakulteti, Prof. Asoc. Dr. Ferdi Kamberi. Gjatë takimit u diskutua për përvojën e studimeve, përfshirjen në jetën akademike dhe rëndësinë e krijimit të kushteve të përshtatshme për të gjithë studentët, veçanërisht për studentët me aftësi të kufizuara.
Në takim u theksua rëndësia e masave afirmative, përshtatjeve të arsyeshme dhe mekanizmave mbështetës që mundësojnë pjesëmarrje të barabartë në procesin mësimor.
Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë mbetet i përkushtuar në zhvillimin e një mjedisi akademik gjithëpërfshirës, të qasshëm dhe pa diskriminim, duke respektuar dinjitetin e çdo studenti dhe duke avancuar vazhdimisht cilësinë e shërbimeve universitare në përputhje me standardet e akreditimit.