Thirrje për të marrë pjesë në diskutimin e dokumentarit "Trust Me"

Thirrje për të marrë pjesë në diskutimin e dokumentarit "Trust Me"

Të gjithë studentët e Universitetit "Fehmi Agani" janë të ftuar të marrin pjesë në diskutimin lidhur me dokumentarin "Trust Me" (Më Beso) që do të zhvillohet më 16 nëntor, në orën 12:00, në sallën nr. 0 të Fakultetit të Edukimit.

"Trust Me" është një dokumentar i metrazhit të gjatë i drejtuar nga i nominuari për çmimin Oscar, Roko Belic, i cili eksploron temat e manipulimit dhe dezinformimit nga mediat tradicionale dhe ato online.

Diskutimi synon të inkurajojë ndërgjegjësimin kritik te studentët, me qëllim që ata të kenë një kuptim më të thellë të ndikimit të mediave në jetën dhe pikëpamjet tona.

Aktiviteti mbështetet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

tp-bottom