Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Qendra PTC nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit, shërbimeve sociale dhe ngritjes së kapaciteteve profesionale

Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Qendra PTC nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit, shërbimeve sociale dhe ngritjes së kapaciteteve profesionale

Gjakovë, 15 Korrik, 2026

Fakulteti i Shkencave Sociale ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën PTC – Qendrën e Trajnimit Psikosocial dhe të Kreativitetit të Fëmijëve në Shqipëri, duke shënuar një hap të rëndësishëm në fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e arsimit, shërbimeve sociale dhe zhvillimit profesional.

Marrëveshja u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi, dhe Drejtoresha Ekzekutive e Qendrës PTC, znj. Fabiola Elezaj. Kjo marrëveshje krijon bazën për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta që synojnë shkëmbimin e njohurive dhe përvojave profesionale, organizimin e trajnimeve, seminareve, konferencave dhe iniciativave të tjera me interes të ndërsjellë.

Përmes këtij partneriteti, të dy institucionet angazhohen të bashkëpunojnë në realizimin e projekteve të përbashkëta, promovimin e praktikave bashkëkohore në fushën e shkencave sociale, si dhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale të studentëve dhe stafit. Bashkëpunimi do të kontribuojë gjithashtu në forcimin e lidhjes ndërmjet arsimit universitar dhe praktikës profesionale, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim akademik dhe profesional.

Një komponent i rëndësishëm i marrëveshjes është ofrimi i mundësive për realizimin e trajnimeve të studentëve të Fakultetit të Shkencave Sociale në Qendrën PTC. Përmes angazhimit të tyre në aktivitetet dhe programet e qendrës, studentët do të kenë mundësi të zhvillojnë aftësi praktike, të fitojnë përvojë profesionale dhe të njihen nga afër me ofrimin e shërbimeve psikosociale dhe komunitare.

Ky bashkëpunim është në përputhje me vizionin e Fakultetit të Shkencave Sociale për zgjerimin e rrjetit të partneriteteve me institucione dhe organizata profesionale, me qëllim rritjen e cilësisë së arsimit, fuqizimin e komponentës praktike të studimeve dhe përgatitjen e studentëve për sfidat e tregut të punës.

 

tp-bottom