Fakulteti i Shkencave Sociale mban takim pune rreth vlerësimit të përmbushjes së rekomandimeve nga AKA

Fakulteti i Shkencave Sociale mban takim pune rreth vlerësimit të përmbushjes së rekomandimeve nga AKA

Gjakovë, 19 Qershor 2025

Në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale, stafi akademik, studentët dhe përfaqësues nga administrata e fakultetit mbajtën sot një takim të përbashkët për të analizuar dhe vlerësuar përmbushjen e rekomandimeve të dhëna nga ekspertët e Agjencisë së Akreditimit të Kosovës (AKA).

Gjatë këtij takimi u zhvilluan diskutime të rëndësishme lidhur me përmbushjen e rekomandimeve për programin “Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale”, ku u theksua rëndësia e hartimit të një raporti progresi që do të përmbledhë të arriturat dhe veprimet konkrete të ndërmarra për zbatimin e këtyre rekomandimeve.

Ky aktivitet është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të Fakultetit të Shkencave Sociale për sigurimin e cilësisë institucionale dhe zhvillimin akademik, në përputhje me objektivat e përcaktuara në Planin Strategjik 2023–2026. Fakulteti vazhdon të dëshmojë përkushtimin e tij për ruajtjen e standardeve të larta akademike, forcimin e përfshirjes së studentëve dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet stafit akademik, studentëve dhe administratës.

Fotot e lajmit

tp-bottom