Urimi i rektorit Bunjaku për 7 Marsin - Ditën e Mësuesit
Të nderuar mësimdhënës,
Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kam kënaqësinë dhe nderin të ju përcjell urimet më të përzemërta për punën dhe përkushtimin tuaj në edukimin e gjeneratave të reja. Dita e Mësuesit është një ditë e veçantë që na kujton me mirënjohje rolin e pazëvendësueshëm të edukatorëve në ndërtimin e një shoqërie të dijes, kulturës dhe vlerave. Përpjekjet dhe sakrificat tuaja për të ndriçuar rrugën e dijes janë burim frymëzimi për të gjithë ne dhe për brezat e ardhshëm.
Në këtë ditë të shënuar, ju uroj shëndet, suksese dhe përmbushje në misionin fisnik të mësimdhënies!
Urime 7 Marsi!
Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku
Rektor i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë