Biblioteka fizike

Biblioteka është  një park publik, tempull për mendje dhe një vend ku të gjithë shkojnë për të menduar, mësuar dhe për të ndarë njohuritë e tyre me të tjerët.

Është një fushë multidisiplinore që zbaton praktikat, prespektivat dhe mjetet e menaxhimit, teknologjisë së informacionit, arsimit dhe fushave të tjera. 

Biblioteka e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” u ofron shërbime studentëve të Universitetit tonë dhe ka dy qëllime: të mbështesë programin mësimor të Universitetit, dhe t’i ndihmojë studentëve në kërkimet e tyre.

Në bibliotekën tonë bëhet ruajtja dhe mbledhja e librave duke i shfrytëzuar për qëllime kërkimore dhe studimore si dhe mbrojtja e librave për të ardhmen (arkivimi i librave). Poashtu në Bibliotekën e Universitetit tonë posedojmë një fond të madh librash dhe ka dy salla shumë të përshtatshme për lexim të cilat janë në shërbim të studentëve.

Biblioteka e Universitetit të Gjakovës ka arritur marrëveshje mirëkuptimi me Bibliotekën Komunale “Dr. Ibrahim Rugova në Gjakovë, Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, gjithashtu Universiteti i Gjakovës është e anëtarësuar në Asociacionin e Bibliotekave Elektronike të Kosovës.

Të gjithë studentët e Universitetit të Gjakovës do të njoftohen në web faqe për titujt më të ri të librave.

 

 

Lista emërore e librave në Biblioteken e Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani", Fakulteti i Edukimit dhe Fakulteti i Filologjisë" 
 

Lista emërore e librave në Biblioteken e Universitetit të Gjakovës "Fehmi Agani", Fakulteti i Mjekësisë
 

Lista e librave të Biblotekës "Ibrahim Rugova" në shfrytëzim për stundetët e UGJFA-së

 

tp-bottom