
Fakulteti i Shkencave Sociale mban takimin me Bordin Këshillëdhënës për Ndërmarrësi
Gjakovë, 05 Maj 2025
Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara, Fakulteti i Shkencave Sociale sot ka mbajtur takimin me Bordin Këshillëdhënës për Ndërmarrësi. Në takim u diskutua rreth ecurisë së programit aktual Bachelor ‘Kujdesi dhe Mirëqenia Sociale’, studentëve në qendër, zhvillimit të praktikës profesionale I dhe II të cilat studentët e zhvillojnë në institucione publike dhe organizata jo qeveritare, mobilitetit të studentëve, bashkëpunimit të ndërsjellët, si u diskutua shqyrtimi i propozimeve për aplikim të programit ‘Master’ të Fakultetit të Shkencave Sociale.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga fakulteti i shkencave sociale, përfaqësues nga institucionet publike niveli qendror dhe lokal, organizata jo – qeveritare, administrata, si dhe përfaqësues nga studentët.
Ky takim është vazhdimësi e takimeve të Fakultetit të Shkencave Sociale me akterë të rëndësishëm, për të bashkërenduar aktivitetet rreth planifikimeve strategjike të fakultetit.