.jpeg)
Mbahet takimi i Komisionit për Sigurim të Cilësisë në Fakultetin e Shkencave Sociale
Në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë është mbajtur takimi i radhës i Komisionit për Sigurim të Cilësisë. Takimi u hap nga Koordinatorja për Cilësi, Ass. Mirlinda Jasiqi, e cila prezantoi Draftin e Planit për Zbatimin e Rekomandimeve, si hap konkret drejt përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë akademike dhe institucionale. Përbërja e Komisionit për Sigurim të Cilësisë:
Ass. Mirlinda Jasiqi – kryesuese,
Prof. Ass. Dr. Sherif Sejdiu – anëtar,
Ass. Granit Kelmendi – anëtar,
Jeton Plava – anëtar dhe
Elda Gacaferri nga radhët e studentëve, anëtare
Plani për Zbatimin e Rekomandimeve u finalizua në bashkëpunim me Dekanin e Fakultetit, Prof Ass. Dr. Ferdi Kamberi, dhe synon të adresojë në mënyrë sistematike të gjitha rekomandimet dhe sugjerimet që dalin nga proceset e brendshme të vlerësimit të cilësisë. Dokumenti i hartuar përfshin masa konkrete për ngritjen e cilësisë në mësimdhënie, kërkime shkencore dhe shërbime ndaj studentëve.