Konferenca Ndërkombëtare Shkencore “Drejt një Shoqërie Inteligjente: Sfida dhe Mundësi”

Konferenca Ndërkombëtare Shkencore “Drejt një Shoqërie Inteligjente: Sfida dhe Mundësi”

Në ambientet e Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë po zhvillohet konferenca ndërkombëtare shkencore me temë:

“Drejt një Shoqërie Inteligjente: Sfida dhe Mundësi”

Kjo konferencë organizohet nga Fakulteti i Shkencave Sociale në bashkëpunim me Instituti Shqiptar i Sociologjisë (AIS) dhe partnerë të tjerë vendorë e ndërkombëtarë.

Konferenca ka mbledhur në Gjakovë studiues, profesorë universitarë, hulumtues, profesionistë dhe ekspertë nga shumë vende të botës, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për shkëmbimin e ideve, përvojave dhe rezultateve shkencore në fusha të ndryshme të shkencave sociale dhe humane.

Në kuadër të konferencës po zhvillohen:

  • Mbi 160 prezantime shkencore;

  • Pjesëmarrja e mbi 250 autorëve dhe bashkautorëve;

  • Delegatë dhe studiues nga të paktën 25 shtete;

  • 16 sesione tematike;

  • Sesione speciale dhe diskutime akademike ndërdisiplinore.

Temat e trajtuara fokusohen në zhvillimet bashkëkohore të shoqërisë inteligjente, transformimin digjital, edukimin, politikat sociale, inteligjencën artificiale, mirëqenien sociale, sfidat globale dhe ndikimin e teknologjisë në jetën shoqërore.

Gjatë ceremonisë hapëse u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar në avancimin e kërkimit shkencor dhe fuqizimin e institucioneve të arsimit të lartë në rajon dhe më gjerë.

Konferenca po zhvillohet në një atmosferë profesionale dhe akademike, duke dëshmuar angazhimin e Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë për promovimin e shkencës, kërkimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

📍 Gjakovë, 22–23 Maj 2026

Nga Gjakova drejt botës: së bashku për shkencën.

Fotot e lajmit

tp-bottom