Konferenca Ndërkombëtare Shkencore “Drejt një Shoqërie Inteligjente: Sfida dhe Mundësi”
Në ambientet e Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë po zhvillohet konferenca ndërkombëtare shkencore me temë:
“Drejt një Shoqërie Inteligjente: Sfida dhe Mundësi”
Kjo konferencë organizohet nga Fakulteti i Shkencave Sociale në bashkëpunim me Instituti Shqiptar i Sociologjisë (AIS) dhe partnerë të tjerë vendorë e ndërkombëtarë.
Konferenca ka mbledhur në Gjakovë studiues, profesorë universitarë, hulumtues, profesionistë dhe ekspertë nga shumë vende të botës, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për shkëmbimin e ideve, përvojave dhe rezultateve shkencore në fusha të ndryshme të shkencave sociale dhe humane.
Në kuadër të konferencës po zhvillohen:
-
Mbi 160 prezantime shkencore;
-
Pjesëmarrja e mbi 250 autorëve dhe bashkautorëve;
-
Delegatë dhe studiues nga të paktën 25 shtete;
-
16 sesione tematike;
-
Sesione speciale dhe diskutime akademike ndërdisiplinore.
Temat e trajtuara fokusohen në zhvillimet bashkëkohore të shoqërisë inteligjente, transformimin digjital, edukimin, politikat sociale, inteligjencën artificiale, mirëqenien sociale, sfidat globale dhe ndikimin e teknologjisë në jetën shoqërore.
Gjatë ceremonisë hapëse u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar në avancimin e kërkimit shkencor dhe fuqizimin e institucioneve të arsimit të lartë në rajon dhe më gjerë.
Konferenca po zhvillohet në një atmosferë profesionale dhe akademike, duke dëshmuar angazhimin e Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë për promovimin e shkencës, kërkimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
Gjakovë, 22–23 Maj 2026
Nga Gjakova drejt botës: së bashku për shkencën.