Studiues Vendorë dhe Ndërkombëtarë Prezantojnë Hulumtime në Konferencën Ndërkombëtare
Në kuadër të konferencës ndërkombëtare shkencore “Drejt një Shoqërie Inteligjente: Sfida dhe Mundësi”, sesionet tematike po vazhdojnë me prezantime nga studiues dhe profesorë universitarë vendorë e ndërkombëtarë, të cilët po prezantojnë hulumtimet, analizat dhe përvojat e tyre akademike mbi çështje aktuale që lidhen me zhvillimet shoqërore, teknologjinë, edukimin dhe sfidat globale të kohës moderne.
Gjatë prezantimeve po trajtohen tema të ndryshme që lidhen me transformimin digjital, inteligjencën artificiale, mirëqenien sociale, edukimin bashkëkohor, politikat publike dhe ndikimin e ndryshimeve sociale në jetën e individit dhe komunitetit.
Atmosfera akademike dhe interesimi i pjesëmarrësve po e bëjnë çdo sesion një hapësirë të rëndësishme për shkëmbim idesh, diskutime profesionale dhe reflektim shkencor. Pjesëmarrësit po tregojnë interes të madh për temat e trajtuara, duke kontribuar me pyetje, komente dhe diskutime që e pasurojnë edhe më shumë përmbajtjen e konferencës.
Ky organizim po dëshmon rëndësinë që ka bashkëpunimi akademik ndërkombëtar në avancimin e dijes dhe krijimin e platformave të përbashkëta për shkëmbim përvojash dhe zhvillim profesional.