Mbahet takimi me Studentët Alumni të Fakultetit të Shkencave Sociale
Gjakovë, 29.06.2026
Fakulteti i Shkencave Sociale organizoi një takim virtual me studentët Alumni, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe mbledhjes së përvojave të tyre profesionale e akademike pas diplomimit.
Gjatë takimit, Alumni-t ndanë përvojat e tyre në tregun e punës, sfidat dhe mundësitë për zhvillim profesional, si dhe rrugëtimin e tyre në studimet master dhe avancimin akademik. Diskutimet theksuan rëndësinë e njohurive dhe kompetencave të fituara gjatë studimeve në përgatitjen për karrierë.
Po ashtu, u diskutua fuqizimi i rrjetit të Alumni-ve nën udhëheqjen e (PhD) Ass. Mirlinda Jasiqi, me synimin e krijimit të një platforme të qëndrueshme komunikimi dhe bashkëpunimi. Alumni-t shprehën gatishmërinë për të kontribuar në aktivitete akademike, profesionale dhe mentoruese për studentët aktualë, duke ndarë përvojat dhe ekspertizën e tyre.
Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe bashkëpunuese, ku u prezantuan ide dhe rekomandime për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe forcimin e mëtejshëm të lidhjeve ndërmjet fakultetit dhe të diplomuarve të tij. Fakulteti i Shkencave Sociale falënderon të gjithë Alumni-t për pjesëmarrjen, kontributin dhe përkushtimin e tyre për të mbetur pjesë aktive e komunitetit akademik.