U. d. Dekani Prof. Ass. Dr. Shefqet Mulliqi bën donacion disa tituj librash për bibliotekën e fakultetit

U. d. Dekani Prof. Ass. Dr. Shefqet Mulliqi bën donacion disa tituj librash për bibliotekën e fakultetit

U. d. Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Prof. Ass. Dr. Shefqet Mulliqi ka bërë një donacion me disa tituj librash nga biblioteka personale për bibliotekën e Fakultetit të Shkencave Sociale. Në fjalën e tij, prof. Mulliqi tha se e sheh të nevojshme pasurimin e bibliotekës me tituj të rinj, duke marrë parasysh interesimin e studentëve për të lexuar dhe lehtësimin e qasjes në libra të ndryshëm për punimet e tyre të seminareve dhe përgatitjeve për provime. Me këtë nismë, prof. Mulliqi u bën thirrje dhe të gjithë mësimdhënësve dhe njerëzve të tjerë, që kanë libra të fushës së shkencave sociale dhe mendojnë se këto libra mund të jenë të përshtatshme për studentët t'i dhurojnë ato për bibliotekën e fakultetit.

Fotot e lajmit

tp-bottom