Organizohet ligjërata e hapur me studentë me temë ‘Menaxhimi i stresit në kohën e provimeve, meditimi dhe procesi i motivimit’

Organizohet ligjërata e hapur me studentë me temë ‘Menaxhimi i stresit në kohën e provimeve, meditimi dhe procesi i motivimit’

Fakulteti i Shkencave Sociale në bashkëpunim me Qendrën Universitare për Këshillime Psikosociale sot ka organizuar ligjëratën e hapur me studentët e Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë me temë ‘Menaxhimi i stresit në kohën e provimeve, meditimi dhe procesi i motivimit’.

Ligjërata është ligjëruar nga psikologia e njohur Lirije Haziraj dhe është mbajtur në ambientin e amfiteatrit të Fakultetit të Shkencave Sociale pran Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë.

Gjatë ligjëratës u diskutua rreth zhvillimit personal të individit, menaxhimit të stresit gjatë provimeve dhe procesit të meditimit. Gjithashtu, studentët u informuan rreth hapave për menaxhimin e stresit dhe hapave për zhbllokimin emocional, si dhe u dhanë edhe informata të tjera relevante, të cilat ishin të dobishme për studentët e UFAGJ-së. Pas mbajtjes së ligjëratës, studentët patën mundësi të kenë pyetje dhe komente të ndryshme, si dhe të shohin praktikisht proceset e meditimit dhe lirimin e bllokadave të emocioneve të ndrydhura, duke simuluar kështu metoda dhe teknika të ndryshme psikologjike për këtë proces. 

Fotot e lajmit

tp-bottom