Profesori nga SHBA William Henninger IV, PhD dhe profesorët Gaxhiqi dhe Kamberi nga Universiteti ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë mbajnë ligjëratë të hapur me studentë

Profesori nga SHBA William Henninger IV, PhD dhe profesorët Gaxhiqi dhe Kamberi nga Universiteti ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë mbajnë ligjëratë të hapur me studentë

Me ftesë të Fakultetit të Shkencave Sociale, Profesori nga SHBA William Henninger IV, PhD ka mbajtur ligjëratë të hapur me studentët e Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë me temë ‘Sfidat bashkëkohore të punës sociale’.

Në kuadër të ligjëratës, në fjalën hyrëse Rektori i Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë, prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi profesorin William për ardhjen e tij në Gjakovë dhe për mundësinë që studentët të njoftohen për së afërmi me këtë temë.

Prof. Dr. Behxhet Gaxhiqi foli më shumë rreth punës sociale sot në Kosovë, modernizimit të shërbimeve sociale, praktikave bashkëkohore dhe fokusit në orientimet e së ardhmes. Kurse, prof. Ass. Dr. Ferdi Kamberi u fokusua më shumë rreth trajtimit të punës sociale në shoqërinë bashkëkohore, sfidat dhe orientimet.

Prezantimi i prof. William Henninger IV, PhD ishte i fokusuar më shumë në modelin amerikan të punës sociale, raportin e individit me komunitetin, natyrën dhe llojet e shërbimeve sociale në SHBA, sfidat bashkëkohore të punës sociale, demencën dhe çështje të tjera.

Pas ligjëratave të zhvilluara, studentët bashkëbiseduan dhe parashtruan pyetje profesorit William Henninger IV, PhD. Për profesorin Henninger, kjo është vizita e dytë në Gjakovë dhe ishte shumë i emocionuar që të fliste para studentëve.

Ky aktivitet është vazhdimësi e aktiviteteve sociale, të organizuara nga Fakulteti i Shkencave Sociale në bashkëpunim me studentët, stafin akademik dhe menaxhmentin e Universitetit ‘Fehmi Agani’ në Gjakovë. 

Fotot e lajmit

tp-bottom